E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Shtetit informacion mbi moskalimin e automjeteve ne Pikat e Kalimit Kufitar me Greqine

Pas vendimit të doganierëve grekë për një grevë 48- orëshe, Policia e Shtetit informon të gjithë shtetasit shqiptarë se “ nga informacionet e marra, rezulton që nga ora 07.00' e ditës së martë, datë 27.09.2011, deri në orën 07.00’ të ditës së enjte, për shkak të një greve të punonjësve të Doganës Greke, në Pikat e Kalimit Kufitar me shtetin grek nuk do të lejohet kalimi i automjeteve, por vetëm i udhëtarëve. Për sa më sipër lusim qytetarët që të marrin masat e nevojshme, pasi në të gjitha pikat e kalimit me Greqinë do të bëhet vetëm përpunimi i personave. Për çdo informacion të mëtejshëm do t'ju informojmë në vazhdimësi”, përfundon njoftimi i Policisë së Shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›