E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, arrestohet një bullgare me drogë

Policia e Shtetit njofton se shtetases bullgare me emrin Petranka Cenkova, pas kontrollit te ushtruar  në automjetin e saj tip Mazda  me targa bullgare, iu gjetën të fshehura në sediljet e pasme 9 pako të vogla me mariuanë  me peshë të ndryshme,  gjithsej 2.5 kilogramë.

Ndërkohë nga ana e Strukturave të hetimit të Krimit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, brenda 48 orëve të fundit në Tiranë është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i 22 - shtetasve për konsumim të veprave të ndryshme penale.

Nga këto 4 shtetas kanë qenë të shpallur në kërkim dhe janë kapur nga strukturat e Policisë së Tiranës, 8 shtetas janë kapur për veprën penale të vjedhjes e realizuar në bashkëpunim, ndërkohë që 13 tjerë janë arrestuar për vepra të ndryshme penale si  Vrasje, Tentativë vrasje, Mashtrim, Fshehje të të ardhurave, Kundërshtim të punonjësve të policisë, si dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. /Start/

                                                                                             2012-08-16 16:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›