Plagoset rëndë një shtetas, autori prapa hekurave

Policia lokale bëri me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ku shtetasi Sajmir Hameti, 32 vjeç, banues në fshatin Drizë të Komunës Pishaj Gramsh, ka goditur me mjet të mprehtë të llojit thikë në pjesë të trupit, shtetasin A.T, 21 vjeç, banues në fshatin Gjonme Komuna Gjergjan Elbasan, duke i shkaktuar dëmtime në trup.
Aktualisht i dëmtuari ndodhet në Spitalin Kirurgjik Elbasan, ku është jashtë rrezikut për jetën. Ndaj shtetasit Sajmir Hameti, u mor masa e arrestit në flagrancë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e ftohtë e llojit thikë. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme. /Start/
2012-08-17 09:36