E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falsifikimi i pasaportave, arrestohet një grua

Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik në Policinë e Qarkut, u arrestuan në flagrancë shtetasen me iniciale Zh.H  32 vjeçe, banuese në lagjen 18 Korçë, pasi më dt.30.05.2012, ka aplikuar në Korçë, për t’u pajisur me pasaporte biometrike duke vendosur fotografinë e saj dhe gjeneralitetet e mbesës. Vepra penale e konsumuar është ajo e “Falsifikimit  të dokumenteve”.

Për këtë rast materialet hetimore do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për ndjekje të mëtejshme. /Start/

                                                                                             2012-08-17 09:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›