Rreth 50 mln lekë për rezidencën e Nishanit

Rezidenca e njohur ndryshe edhe si Vila Nr.4, ka mbetur e pabanuar që prej periudhës së Presidentit Alfred Moisiu.
Presidenti Bamir Topi, nuk e shfrytëzoi me familjen e tij këtë rezidencë, çka ka bërë të nevojshëm rikonstruksionin. Kjo vilë ndodhet në territorin e Pallatit të Brigadave dhe do të bëhet gati për bujtësit e rinj, që është familja e Presidentit Nishani.
"Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2012, t'i shtohet fondi prej 51.638.144 lekësh, për rikonstruksionin e plotë të Vilës nr.4, në Tiranë", thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave të miratuar dje. Aktualisht familja e Nishanit është e vendosur në një rezidencë qeveritare në Durrës.
Ish-presidenti Topi nuk e përdori këtë rezidencë, duke preferuar të qëndronte në vilën e tij. Prej pesë vitesh, Vila Nr.4, ka mbetur e pabanuar, duke sjellë edhe amortizim.
2012-08-17 08:54