E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavije arrestohet per trafik klandestinesh 25-vjecari

Policia e Gjirokastres ka bere te mundur arrestimin e nje 25-vjecari i cili akuzohet per trafik klandestinesh. Burime nga policia e Gjirokastres bejne me dije se ne piken kufitare te Kakavijes eshte arrestuar shtetasi Besmir Hoxha 25 vjec nga Fieri .

Arrestimi i tij u be ne doganen e Kakavijes pasi ai ishte paraqitur ne sportelin e perpunimit te dokumentacionit te shtetasve qe levizin ne drejtim te shtetit grek me automjetin tip Honda me targa greke YXE 2471 ne te cilen udhetonin edhe xhaxhai i tij shtetasi Nafiz Hoxha dhe nje shtetase qe u prezantua si bashkeshortja e shtetasit Nafiz Hoxha po qe pas verifikimeve rezultoi se nuk ishte ajo.

Besmir Hoxha eshte paraqitur ne sportel me dokumentat e tij dhe te dy pasagjereve qe kishte ne makine per te marre vulen e daljes por nga verifikimi i bere nga ana e punonjesve te Policise Kufitare Kakavije te dokumentacionit te bashkeshortes se shtetasit Nafiz Hoxha rezultoi se kjo shtetase qe ishte ne makine dhe ishte prezantuar me emrin e bashkeshortes se shtetasit Nafiz Hoxha nuk ishte bashkeshortja e tij por ishte shtetsja L.K nga Fieri.

Pas konstatimit te ketij fakti shtetasi Nafiz Hoxha ka dale nga makina dhe eshte larguar me vrap nga territori i Pikes se Kalimit te Kontrollit Kufitar Kakavije duke i shpetuar ndjekjes se Policise ku ende vijon puna per kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore te kryera nga ana e Specialisteve per Hetimin e Krimit ne Drejtorine Rajonale per Kufirin dhe Migracionin Gjirokaster ka rezultuar se shtetasi Nafiz Hoxha ne bashkepunim me nipin e tij shtetasin Besmir Hoxha do te ndihmon per te kaluar kufirin kundrejt fitimit 1200 Euro shtetasen L.K me anen e dokumentave te bashkeshortes se Nafiz Hoxhes me ngjashemri te fotografise.

Menjehere eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasit Besmir Hoxha per vepren penale te Dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit kundrejt fitimit si dhe eshte bere shpallja ne kerkim e xhaxhait te tij shtetasit Nafiz Hoxha . Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster per veprime te metejshme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›