E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, arrestohet trafikanti grek

Foto ilustruese / Arkiv

20 kilogram marijuanë janë sekuestruar sot në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, ndërsa në pranga është vënë poseduesi i tyre, një shtetas grek.

Burime nga Gjirokastra, bëjnë të ditur për Shekullin se, Antonis Dudalaqis, 24 vjeç, nga Pireu, është ndaluar gjatë kontrollit në automjetin e tij tip Honda, me targa greke “KPZ 1545″.

Sasia e lëndës narkotike është gjetur e paketuar në 17 pako. 10 prej tyre ishin fshehur në parakolpin e makinës, ndërsa 7 të tjerat në dyert e saj.  24-vjeçari grek udhëtonte nga Gjirokastra drejt Athinës.  / Entela Bani

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›