Kakavijë, ndalohet greku me 20 kg marijuanë

Foto ilustruese
KAKAVIJE- Policia e Kakavijes ka sekuestruar nje sasi droge dhe ka vene ne pranga nje shtetas grek, ne makinen e te cilit u gjet lenda narkotike. Operacioni eshte finalizuar me sekuestrimin e 20 kg droge, e llojit marijuane.
Sipas te dhenave te para, droga u gjet ne automjetin e shtetasit grek, qe udhetonte nga Gjirokastra drejt Athines.
Droga u gjet e fshehur ne pjesen e parakolpit, 10 pako dhe ne brendesi te dyerve, 7 pako.
Shtetasi Antonio Dudalaqis, 24 vjec, banor i Athines u shoqerua ne komisariat. Nderkohe qe sasia e droges dyshohet te jete e marre ne Lazarat.
Piro NASE