Vrasja e të moshuarit, lirohen të rinjtë
Tre të rinj që akuzoheshin për vrasjen e një të moshuari janë lënë sot të lirë nga Gjykata e Korçës.
Bledian, Edison dhe Marinel Demiri, të cilët akuzoheshin se më datën 25 korrik kanë vrarë 78-vjeçarin Ali Zeneli, janë liruar për mungesë provash pas 9 muajsh qëndrimi në paraburgim.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Pojan të Korçës, në korrik të viti të kaluar. / G.N.