E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavije bllokohen autobuset

Rreth 15 autobusë të linjave të ndryshme nga Tirana, Fieri, Gjirokastra e Saranda në drejtim të Greqisë, kanë qendruar të bllokuar për disa orë në territorin grek të Kakavijës. Sipas informacionit nga pika e kalimit kufitare thuhet se kalimi i autobusëve nuk është lejuar me arsyen se ka kaluar afati për rifreskim të licencave, afat i cili ishte parashikuar deri më 10 tetor. Kjo situatë është krijuar pas një kontrolli që ministria e Financave ka ushtruar ndaj këtyre 15 autobusëve, të cilët kanë rezultuar, me licenca që ju ka mbaruar afati.

Informacione nga burime te autoriteteve greke, tregojnë se ministria e Financave në shtetin grek po shqyrton funksionimin e partneritetit të linjave të përbashkëta shqiptarë-grekë, si dhe është duke hartuar një listë me shoqëritë që do të lejohen të punojnë në linjën Shqipëri-Greqi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›