Konventa e gruas se LSI Meta e Rama shpalosin platformen
Në fjalën përshëndetëse në konventën e gruas të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetari aktual i kësaj force politike Ilir Meta dhe rivali i tij në garën për kreun e LSI, Luan Rama kanë shpalosur platformën e tyre, ku u përqëndruan në përfaqësimin e grave në këtë parti.
Meta ka deklaruar se nëse fiton në zgjedhjet e 20 tetorit do të rrisë përfaqësimin e grave në shkallën 50%.
“Në rat se do votohem më 20 tetor, më 21 tetor do të propozoj për konventën e 27 tetorit dhe gjithë historinë e LSI-së pas kësaj Konvente që përfaqësimi të jetë i barabartë 50 me 50”, sfidoi Meta rivalin e tij.
Duke folur për marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë për në BE, kreu i LSI kritikoi klasën politike për mungesë vullneti dhe paralajmëroi se asnjë nuk do i shpëtojë syrit të qytetarëve në zgjedhjet e 2013-ës.
“Është për të ardhur keq që Shqipëria është vonuar në këtë proces integrues për shkak të vullnetit të munguar politik për të bashkëpunuar, ndërkohë që gjatë vitit të fundit, për shkak të demonstrimit të këtij vullneti u realizuan disa nga reformat, të cilat sollën një stad më pozitiv, por që festa të jetë e plotë duhet të përmbushen edhe tre rekomandimet e tjera, duhet përjetësuar ky moment inkurajues me përgjegjësi, duhet dëgjuar zëri i vajzave, nënave shqiptare që kërkojnë një Shqipëri më europiane dhe një klasë politike më të përgjegjëshme"-tha Meta, ndërkohë që vlerësoi rolin që LSI ka dhënë në proceset integruese të vendit, si dhe liberalizimin e vizave.
Ai garantoi se do të bëhen të gjitha përpjekjet që në politikën shqiptare të vendoset arsyeja dhe përgjegjshmëria për fatet e vendit dhe jo interesast e ngushta partiake, sepse e ardhmja e vendit është bashkëpunimi për interesat e vendit.
Nga ana e tij Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama dhe njëkohësisht kandidat për kreun e LSI propozoi proces analize në të gjithë strukturat për të sanksionuar garë me platformë dhe CV për çdo post në parti apo edhe qeverisje.
Luan Rama, deklaroi se pikë kyçe platformës së tij është përfshirja më e madhe e grave në forumet e kësaj partie.
“Politika e shanseve të barabarta është edhe një shans që ofrohet në LSI. Me pjesëmarrjen e grave dhe përfshirjen në statut të masën 30 % të detyruar për femrat. Në thelbin e platformës time kjo shifër është e përkohshme, unë propozoj jo më pak se 40 % të jenë nga radhët e LGI-së në çdo forum të LSI”,- premtoi ai.
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim vlerësoi edhe aleancës e LSI-së me PD-në në 2009, sepse koha i dha të drejtë LSI për vendimin politik që mori për kapërcimin e interesave personale dhe vënien në pah të interesave kombëtare.
Ndërkaq kreu i LSI-së Ilir Meta duke folur edhe për grevën e ish-të përndjekurve politkë, bëri thirrje që ajo të mos përdoret për qëllime politike. Ai tha se e rëndësishme është të ecet në rrugën e ligjit dhe ajo që duhet t’i bashkojë të gjithë është verifikimi i zbatimit të tij, përpjekja për t’i dhënë fund kësaj greve dhe kësaj sakrifice të jashtëzakonshme.