E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekui i prezanton progres raportin shoqerise civile

Në një tjetër prezantim të pikave të progres raportit të komisionit europian për Shqipërinë, përfaqësuesi i BE-së në vendin tonë Etore Sequi, është ndalur në rolin e shoqërise civile në vendin tonë. Ambasadori Sekui theksoi se shoqëria civile dhe aktorët përbërës të saj kanë një rol thelbësor në inkurajimin e politikës për të proceduar me reformat që afrojnë vendin me familjen europiane. Sekui është ndalur në vëmendjen dhe rëndësinë që i duhet kushtuar shoqërise civile për të bërë detyrën e saj.

Ambasadori Sekui deklaroi se ka qenë i frytshëm bashkëpunimi i strukturave të BE-së me shoqërine civile, e cila ka ndihmuar në dhënien e informacionit për një paraqitje sa më të drejtë në progres raport të situatës në vendin tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›