E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavije fluks emigrantesh. Rradhe kilometrike ne anen greke

Festat e fundvitit kanë rikthyer rradhët në doganën e Kakavijës ku është shtuar ndjeshëm numri i emigrantëve shqiptarë që vijnë për të kaluar festat me të afërmit e tyre . Vetëm në 24 orët e fundit në Doganën e kakavijë kanë hyrë 6100 shtetas dhe 1800 automjete .Në një kohë që në doganën shqiptare punohet me 6 sportele në atë greke punohet me alternime me 1 ose 2 sportele për përpunimin e dokumentacionit.

Një ditë më parë në doganën e kakavijës kaluan 5 mijë emigrantë dhe 1400 automjetev ndërkohë që nga pala shqiptare ishin në funksionim 9 sportle ndërsa nga pala greke vetëm 1 gjë që shkaktoi edhe një rradhë makinash prej rreth 8 km .

Ismail Xhaferri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›