E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapshtice, fluks emigrantesh

Në pikën kufitarë të Kapshticës është krijuar fluks emigrantësh si pasojë e ardhjes së tyre për festat e fund vitit. Bëhet e ditur se në anën shqiptare punohet me 8 sportele, ndërsa pala greke me 4 sportele.

Fluksi i emigrantëve është krijuar si pasojë e vonesës së punës së sporteleve në verifikimin e dokumenteve. Ditën e djeshme 30 makina kanë qëndruar për orë të tëra në radhë për arsye se në palën greke punohej me më pak sportele.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›