E Diel, 1 Nëntor 2026

Krishtlindjet ne familjet shqiptare besimtaret percjellin urime

Krishtlindjet, një ditë feste krahas riteve fetare, tradicionale, si ndjekja e meshave, ndezja e qirinjve, si dhe lutjet, ndiqen nga një atmosferë festive familjare. Në këtë ditë, besimtarët krahas përcjelljes së urimeve, tregojnë dhe se si i festojnë ato.

"Për të gjithë popullin, për të jetuar sa më mirë dhe sa më lumtur, ky është mesazhi i kësaj dite. Krishtlindjet do i festojmë sic është tradita e vjetër, një drekë e mirë, një ëmbëlsirë e mirë me familjarët. Kanë italianët një shprehje që thotë Krishtlindjet me të tutë kurse kur vijnë pashkët e beharit me kë të duash", thotë një amvisë.

"Nga mot gëzuar e një viti i mbarë e shyqyr na ka gjet mirë e shëndoshë. Mrekulli do e festojmë, kur është zemra e gëzuar të gjitha janë më të mira. Pashkë e madhe ka qëngjin tani bëjmë petulla, therri mndonjë pulë, bëjmë drekë", thotë një tjetër besimtare.

Por, cili është shpjegimi që japin teologët për ritet fetare, që shoqërojnë Krishtlindjen. Përvec gatimeve tradicionale, cila është simbolika e shkëmbimit të dhuratave,

"Nëpërmjet meshës marrim dhe kungimin që është gjaku dhe trupi i Krishtit dhe e përjetojmë prezencën e tij, shkëmbejmë dhuratat dhe kjo është nga dy origjinat. Njëri është që është dhurata më e madhe që ka qenë në gjithë historinë, që Krishti na ka dhënë neve me lindjen e tij. Ishin vizitorët, që vinin dhe i kanë vënë dhuratat Krishtit në lindjen e tij prandaj dhe ndajmë dhuratën me njëri-tjetrin", thotë teologu Natan Hoppe.

Krishtlindjet krahas atmosferës festive, një simbol të vecantë kanë edhe pemën e zbukuruar, e cila në shkrimet fetare tregohet si pema që i mbron të gjithë besimtarët nga fatkeqësitë.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›