E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video ne CD te Brace Kadriovski ne hetim

/ /

Lajmi eshte konfirmuar dje nga burime te organit te akuzes. Sipas tyre personazhi i njohur per trafik droge ne Maqedoni Shqiperi dhe disa vende te Europes tashme ka marre cilesine e personit ndaj te cilit zhvillohen hetime. Objekti i ketyre hetimeve eshte akuza qe ka bere deputeti i PS Erion Brace ne kallezimin e tij i cili pretendon se ne nje regjistrim filmik rreth 50 minuta Kadriovski ka shpifur per shkak te detyres. Sipas padise se Braces shpifja eshte kryer ndaj tij dhe ndaj Edi Rames per shkak te detyres se tyre duke i akuzuar per vrasjen e nje gruaje ne Tirane dhe nje burri ne Maqedoni akuza te konsideruara si shpifje ne padine penale te deputetit te PS. Burime te prokurorise jane te rezervuara ne deklarata ne lidhje me hetimet per kete rast megjithate organi i akuzes tha se fillimisht do te verifikoje vertetesine dhe autenticitetin e deshmise se Kadriovskit ne video. Materiali filmik eshte hedhur ne nje kompakt-disk CD i cili mberriti kete jave me poste ne adresen e deputetit Erion Brace se bashku me nje kartoline. Nga imazhi viziv dhe nga prezantimi qe behet ne fillim te videos eshte e qarte se personazhi qe flet eshte Daut Kadriovski megjithate per efekt te hetimit penal do te behet fillimisht nje ekspertize e me pas do te ndiqen rruge te tjera per te verifikuar nese theniet ne video i perkasin personit ne fjale thane burime te prokurorise.
Akuzat
Nga akuzues Daut Kadriovski duket se eshte kthyer deri me tani ne nje person qe mund te akuzohet nga prokuroria shqiptare per deklaraten e dhene se fundi ne videon qe permban disku i derguar ne adrese te Erion Braces ne Partine Socialiste. Konkretisht ne regjistrimin filmik perballe nje vajze qe duket sikur e interviston Kadriovski akuzon Edi Ramen e Erion Bracen per vrasjen e nje femre ne Tirane. Akuza qe pretendohet se eshte bere nga Kadriovski vazhdon me tej me thenien se Rama e Brace kane vrare edhe nje burre ne Maqedoni. Me pas perballe vajzes e cila nuk flet teresisht ne stilin e gjuhes letrare shqipe Kadriovski permend Hashim Thacin Jakup Krasniqin e Menduh Thacin politikane shqiptare ne Kosove dhe Maqedoni. Ndonese Kadriovski eshte i vetmi ndaj te cilit zhvillohen hetime duket se ka nje veshtiresi edhe ne kete rast pasi ligji parashikon shpifjet e kryera boterisht pra publikisht nderkohe qe vete i permenduri deri me tani nuk kishte bere publike asnje deklarate te tij derisa materialin e publikoi deputeti Brace.
Deshmitaret
Megjithese ne video eshte veshtire te identifikohet pasi eshte ne profil deshmitarja kyce e prokurorise ne kete hetim duket te jete vajza qe interviston Kadriovskin. Vete protagonisti mund te jete nje deshmitar i prokurorise e cila tha se ne nje moment te dyte shqiptarit nga Shkupi i Maqedonise mund ti kerkohet te konfirmoje apo te tregoje me tej fakte rreth ngjarjeve te permendura prej tij ne materialin filmik. Sipas prokurorise nese paraqet prova apo deshmitare per theniet e tij Kadriovski mund te behet shkak per nisjen e nje hetimi lidhur me keto ngjarje. Prokuroria ne kerkim te vendit ku u realizua regjistrimi i videos

TIRANE - Me ane te verifikimeve ne sistemin TIMS prokuroria tha se po verifikon nese shtetasi shqiptaro-maqedonas Daut Kadriovski ka qene ne Shqiperi gjate muajve te fundit. Qellimi i ketij verifikimi eshte zbulimi i vendit ku eshte realizuar videoja. Nga shqyrtimi i materialit filmik eshte mesuar se shtetasi Kadriovski eshte krejt i lire dhe flet ne kushte normale. Sipas prokurorise e cila ka verifikuar videon regjistrimi eshte kryer ne nje ambient normal ndersa pas shpines se Kadriovskit ka nje peme karakteristike te festave te fundvitit. Videoja ne teresi i ngjan me teper nje interviste televizive megjithese Kadriovski flet me data dhe me emra personash konkrete. Vete shtetasi shqiptaro-maqedonas ka thene se kohet e fundit ka qene ne Shqiperi por organi i akuzes po verifikon nese ai eshte ndodhur ne vendin tone gjate javeve te fundit. Deputeti Erion Brace tha se ne zarfin e derguar ne adrese te tij ishte kerkuar qe te bente publike permbajtjen e diskut brenda 24 oreve. Pasi e beri publike permbajtjen menjehere Brace beri denoncim ne prokurori ndaj Kadriovskit dhe personave qe i kane derguar kartolinen. Nderkohe prokuroria ka thene se eshte duke hetuar edhe derguesit e zarfit pasi Kadriovski ne nje interviste eshte shprehur se nuk ia kishte adresuar PS-se deshmine e tij per te cilen ka prova. Interpoli Skeda e Kadriovskit

Emri Daut Kadriovski Mehmet Ajdini
I lindur Viti 1948 ne Shkup Maqedoni
I kerkuar ne 12 shtete me urdher gjyqesor
Akuza Trafikant nderkombetar droge
Veprimtaria Perpunim i heroines se ardhur nga Stambolli ne laboratore ne afersi te Shkupit
Akuzohet per kontrabandimin e 100 kg droge ne Nju Jork e Filedelfia SHBA
Ne 1985 u arrestua ne Gjermani me 4 kg heroine
Ne 6/2/1985 u arrestua ne Stamboll Turqi
Ka vepruar ne Maqedoni Shkup Shqiperi Tirane-Durres Kosove Prishtine Spanje Madrid SHBA Bronx Nju Jork e Nju Xhersi
Ne 1993 ka qene aktiv ne Nju Jork SHBA
Ne 1996 u arrestuan ne SHBA bashkepunetoret e tij Mirsat Pjitrovi dhe Vuksan Mickov
Pas 1996 vepron ne Shqiperi me transferimin e heroines nga Turqia ne Itali permes Bullgarise Maqedonise
Ne 1994 Gjykata e Romes e denoi ne mungese me 12 vjet burg
Ne 04/09/2001 u arrestua ne Golem prane Durresit
Ne 3/11/2001 u ekstradua per ne Itali.

TRAZHGIM SOKOLAJ

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›