Kakavijë, kapen 2.3 kg marijuanë, në pranga 3 rumunë
Policia kufitare në Kakavijë ka sekuestruar 2.3 kg marijuanë ndërsa ka arrestuar edhe poseduesit e drogës, tre shtetas rumunë.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit rumunë Claudiu Serban, Iulan Crauciuc, dhe Florian Badea, të tre nga 24 vjeç, lindur dhe banues në Tragovistë Rumani.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë një kontrolli të imtësishëm në automjetin tip Renault "Clio" me targa rumune B 37 LAO, që drejtohej nga shtetasi rumun Claudiu Serban, ka rezultuar se në gomën rezervë të këtij automjeti, brenda gomës janë evidentuar disa pako ku brenda tyre kishte lëndë narkotike e llojit mariuanë.
Sipas policisë në brendësi të gomës u gjetën 15 pako të vogla të mbështjella me plasmas, me peshë të ndryshme, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike , gjithësej 2.5 kilogramë Mariuanë.
Sipas policisë, tre shtetasit rumunë e kishin blerë lëndën narkotike në Lazarat dhe do ta shisnin atë me doza të vogla në Rumani.
Ndërkohë lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës material ndërsa materialet në ngarkim të këtyre shtetasëve do t`i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për ndjekje të mëtejshme për veprën panale të "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim".