E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavije, kapen 30 kg droge, 2 të arrestuar

KAKAVIJE- Një sasi prej 30 kg lëndë narkotike e llojit mariuanë është sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në pikën doganore të Kakavijës. Policia ka vënë në pranga dy persona, të cilët po udhëtonin në automjetin ku u sekuestrua lënda narkotike. Sipas policisë një automjet tip Benz me targa greke i drejtuar nga 35 vjecari Ilir Lalaj nga Fieri ka tentuar të kalojë pikën e kontrollit në pikën doganore të Kakavijës duke ofruar rryshfet për punonjësit e kësaj dogane, me qëllim mos kryerjes se kontrollit të automjetit. Lënda narkotike është gjetur e e paketuar në 30 pako me letër natriban, ndërsa ka qenë e fshehur në pjesë të ndryshme të automjetit. Policia ka vënë në pranga edhe 23 vjecarin Hekuran Mukaj, i cili shoqëronte 35 vjecarin Lalaj. Mësohet se droga ishte blerë në Fier dhe kishte si destinacion Selanikun.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›