Një lajm i keq

Obama u rizgjodh president. Ky nuk është lajm i keq. Por Obama e ka deklaruar dhe e ka të detyruar të merret me problemet
ekonomike të SHBA, pasi vendi i tij dhe bota është në krizë. Dhe ky është lajm i keq. Me duar të zëna nga problemet e tyre, nuk do ketë kohë të vëzhgojë me të njëjtin kujdes si po i shkojnë punët botës. Kur të digjet shtëpia jote, nuk ke nge të shohësh që fqinjit po i thyhen tjegullat. Dhe deri sa macja merret me punët e veta, minjtë kanë festë. Le të mos kemi iluzione. As Romney nuk do t’i dilte koha të merrej me botën. Në thelb, problemi është kriza ekonomike, e cila ja lidh duart Presidentit amerikan të merret me punët e të tjerëve. Dhe rrjedhimisht, secili duhet ti zgjidhë problemet e veta me çfarë i mundësohet nga rrethanat. Sirianët do vazhdojnë të skuqen në dhjamin e tyre.
Mjerë kush ikën. Rusët do jenë më të çlirët të ndihmojnë aleatin e fundit në Lindjen e Mesme të mbahet në këmbë. Izraelitët, nuk është çudi që t’i lëshojnë nervat, dhe t’i sulen Iranit me forcat e tyre, duke e detyruar Amerikën të bëjë lëvizje me detyrim, e t’iu shkojë pas. Gjermania do duhet të menaxhojë krizën europiane. Grekët po nxjerrin për hundësh sa hëngrën e pinë në tridhjetë vjet në buzuqe e taverna. Po ju jep një dorë edhe Merkel, e cila si prusiane e thekur që është, nuk arrin ta kuptojë se si mund të bësh aheng me pare borxh. Italia është në llogore duke lëpirë plagët e shkaktuara nga njëzet vjet prezencë e një politikani aventurier. Po heq pasojat e andropauzës së Berluskonit. Me një çmim të kripur. Duket se grandomania franceze, tek Holland ka gjetur mjekun e saj. Me taksa mbi pasurinë, ka bërë që pasanikët francezë të harrojnë stërhollimet adonistike që ofron qyteti i dritave, dhe të shpërndahen si zogjtë e korbit nëpër botë që mos t’i kapin bashkë me paratë. Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, vizitën e saj të fundit e bëri në Shqipëri. Ishte shenjë dashurie, por la edhe amanete. Opozita i konsideroi si detyra që duhet të bëjë qeveria. Kjo e fundit i morri ashtu se i pëlqenin dhe vinin pas midesë: këshilla. Që nëse do, i bën, në të kundërtën i harron. Dhe nuk vonoi e i harroi.
U kthyem aty ku ishim. Krizat shërbejnë si moment reflektimi. Kjo do vlejë për shumë shtete të botës. Por ashtu si kimioterapitë, japin edhe efekte anësore: Ju jep mundësi udhëheqësve autoritaristë të çimentojnë pushtetin e tyre. Si situata ku ndodhemi ne. Me mbikëqyrje demokratike më të dobët se kurrë, me një udhëheqës të pangopur me pushtete, demokracisë së brishtë shqiptare po i merret fryma nga përqafimi i Berishës, dhe herë pas here dëgjohen krisjet e brinjëve të saj. Shtrëngimi i ngadaltë po këmbëngulës ndaj presë, ka sjellë jo vetëm rënien e institucioneve të pavarura nën ndikimin e tij direkt ose të tërthortë, por edhe mpirjen e nervit civik. Vetëdjegia e dy personave, dhe vdekja e njërit prej tyre, nuk luajti aspak teli i ndërgjegjes qytetare, përveç konstatimeve në privatësi, se sa poshtë kemi rënë. Në përpjesëtim të zhdrejtë me të, arroganca qeveritare ka zbritur në nivelin e atij brezhnjevian të periudhës sovjetike. Kur Jan Palak dogji veten në sheshin e Pragës, sovjetikët kuptuan sinjalin dhe nuk u sollën ndaj Çekosllovakisë me arrogancën e pushtuesit, por bënë tërheqje politike dhe rikthyen Dubçekun në pushtet. Terminologjia që Berisha përdori ndaj viktimave; ndërsimi i nëpunësve të tij ndaj këtyre fatkeqëve; mospërfillja ndaj tyre, është shembull si një Qeveri mund të jetë me shtetasit e saj, më arrogante edhe se pushtuesi i huaj.
Ditën që Amerika zgjidhte presidentin e saj, klasa politike shqiptare bashkë me ambasadorin amerikan ndiqte ecurinë. U gëzuan kur fitoi Obama, më të njëjtin entuziazëm që do gëzoheshin po të fitonte tjetri. Në fund dëgjuan leksionin e Ambasadorit Arvizu. Të dashamirësit dhe naivit Arvizu. Që shpjegoi, ato gjëra elementare që mendon se ne nuk i dimë, se si nga qumështi vjen kosi, dhe nga kosi dhalli. Po ashtu nga qumështi vjen edhe gjalpi e djathi. Po e harrove qumështin e u thartua, ai bëhet gjizë. Gjizë si demokracia shqiptare. I vetmi që mungonte, ishte Kryeministri i vendit. I cili duhet përgëzuar për mungesën e hipokrizisë duke mos marrë pjesë në atë grumbullim. Pasi ai është i qartë dhe e di që nuk na e ka njeri ngenë të merret me ne, aq më pak Presidenti i SHBA. Ndaj e ka ndarë mendjen si do t’i çojë punët. Ashtu siç e di që perëndimi e ka kuptuar që ai do jetë lojtar, trajner, sponsor, arbitër, polic dhe federatë e zgjedhjeve që po vijnë. Se do ta pranojnë rezultatin e tij, mjaft mos ta bëjë zullumin e madh. Dhe i kurseu vetes një natë pa gjumë. Do jetë në dorë të shqiptarëve që vitin që vjen, të provojnë se meritojnë të cilësohen njerëz me dinjitet, apo të vërtetojnë mendimin që ka Berisha për shtetasit e tij si copa mishi me dy sy.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)