Engel: Statusi për Serbinë, Brukseli bëri mirë
Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel përshëndeti vendimin e Bashkimit Evropian për ta bërë Kroacinë anëtare të 28-të Bashkimit Evropian dhe për të mos i dhënë Serbisë statusin e kandidatit për shkak të politikave të saj ndaj Kosovës, që Engel i quan penguese.
Megjithëse nuk jam kundër që Serbia të anëtarësohet një ditë në BE, Brukseli u tregua i mençur që e shtyu kandidaturën e Beogradit për shkak të qëndrimeve të tij penguese ndaj Kosovës, ka thënë Engel, raporton VOA.
Serbia, tha ai, thjesht nuk duhet të lejohet në BE derisa të zgjidhet çështja e njohjes së Kosovës. Ajo nuk duhet lejuar të bllokojë kandidaturën e ardhshme të Kosovës për në Bashkimin Evropian, tha anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve nga Nju Jorku.