E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, kapet 4 kg drogë, arrestohen 2 persona

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar mbrëmë 4 kg lëndë narkotike ndërsa ka arrestuar edhe poseduesit e saj. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Sabjo Dulla, 26 vjeç lindur dhe banues në Fier, emigrant në Itali, dhe Edmond Shehaj , 34 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Vlorë. Arrestimi i tyre u bë pasi në pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavijë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Audi me targa Italiane EJ 329 TV që drejtohej nga shtetasi Sabjol Dulla, rezultoi se në pjesen e mbrapakolpit, ishin fshehur 9 pako të mbështjella me letër natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike, me peshë të ndryshme, gjithesej 4 kilogramë.
Sipas policisë Sabjol Dulla jeton përkohësisht në Itali dhe në automjet udhëtonte së bashku me të fejuarën e tij një shtetase Italiane si dhe me kushëririn e tij shtetasin Edmond Shehaj. Në përfundim të veprimeve të para hetimore rezultoi se e fejuara e shtetasit Sabjol Dulla nuk kishte dijeni për trafikun e lëndës narkotike dhe për këtë arsye është lënë e lirë. Sipas policisë dy të arrestuarit e kishin blerë lëndën narkotike në Vlorë dhe do ta trafikonin jashtë shtetit me destinacion përfundimtar Italinë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›