E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi ndaj zyrtarëve sirianë, vdes shefi i Sigurisë

Siri- Shefi i Sigurisë Kombëtare në Siri ka vdekur nga plagët e marra në një sulm të së mërkurës në Damask. Hisham Ikhtiar është zyrtar i katërt i regjimit që ka vdiq si pasojë e sulmit në zyrat e Sigurisë Kombëtare.

Ministri sirian i Mbrojtjes, Daoud Rajiha u vra më 18 Korrik në një bombardim vetëvrasës në selinë e Zyrës së Sigurisë Kombëtare në kryeqytetin sirian, Damask.

Nënkryetari i Forcave të Armatosura, kunati i presidentit Assad, Assef Shawkat dhe shefi i krizave Hassan Turkomani raportohen po ashtu i vdekur.

Lajmi është dhënë nga televizioni shtetëror teksa raportohet se zyrtarë të lartë të shtetit janë lënduar në mënyrë kritike. Ngjarja ndodhi teksa zyrtarët po kalonin në brendësi të ndërtetës në momentin e shpërthimit. BBC raporton se zona përreth ndërtesës, në distriktin Rawda, është e mbyllur për arsye sigurie.

Sulmi vjen në mes të kërkesave të një ofensive rebele në qytet, teksa zyrtarët sirianë kanë minimizuar sulmet. Ministri i Mbrojtjes u martirizua nga bombardimet terroriste që kishin në shënjestër ndërtesën e sigurisë kombëtare- raportoi televizoni shtetëror.

Burimet e sigurisë thonë se sulmuesi i dyshuar ka punuar si truproje për anëtarët e ngushtë të presidentiy Bashar Al-Assad. Gjeneral Rajiha ka qënë ministër i Mbrojtjes për më pak se një vit dhe ishte në listën e zezë të SHBA-ve për rolin e tij në shtypjen e disidentëve. Ai besohet se ishte një i krishterë ortodoks, një gjë e rrallë në ushtrinë dhe qeverinë siriane.

Rebelët e Ushtrisë së Lirë Siriane, AMF, dhe një grup xhihadist thanë se qëndronin pas bombardimeve. Orë pas sulmit disa shpërthime janë raportuar në afërsi të bazës së një divizioni ushtarak i përgjegjshëm për ruajtjen e Pallatit Presidencial.

Qeveria akuzoi terroristët për sulmet në vend teksa opozita drejton gishtin nga regjimi i Assad për masakren e vazhdueshme që po ndodh në vend.

Gazetarët perëndimorë e kanë të kufizuar qarkullimin në Siri duke e bërë të vështirë verifikimin e pretendimeve të dy palëve. Rreth 16 mijë njerëz kanë vdekur në Siri qëkurse protestat kundër regjimit të Assad filluan në Mars të vitit të kaluar.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›