Stefanoviç-Nikoliçit: Mund ti anulloni marrëveshjet me Kosovën
Beograd- Borislav Nikoliç thotë se presidenti serb Timoslav Nikoliç bëri pretendime të pavërteta për ekzistencën e detajeve të fshehta në marrëveshjen e Brukselit.
Marrëveshjet në fjalë kanë të bëjnë me dialogun me Kosovën me ndërmjetësimin e BE-së në të cilin qeveria në largim kishte emëruar Stefanoviç si negociatorin e kryesor të saj.
Në një intervistë për të përditshmën ‘Vecernje Novosit’ Nikoliç tha se ajo është mbajtur e fshehtë për publikun se ‘shqiptarët mund të kenë vetëm emrin që lexon Kosova me yll pa fusnoten që shpejgon statusin në takime rajonale, dhe për një mashtrim se serbët në veri të Kosovës nuk mund të kenë targa por vetëm nëse regjistrohen si qytetarë të Kosovës’.
Megjithatë duke folur për gazetën Danas të enjtën vonë Stefanoviç, që është në krye të Partisë Demokratike, u shpreh: ‘Unë jam duke pritur nga ata të bëjnë publike dëshmitë që ne ndërmorrëm obligime për shtetin dhe qytetarët e Serbisë që po favorizojnë Prishtinën. Qeveria miratoi marrëveshjet e arritura me dekrete dhe konkluzione dhe ata paraqesin detyrimin e Serbsië. Marrëveshjet me Prishtinën nuk janë ndërshtetërore, edhe pse Nikoliç si udhëheqës i SNS kërkoi që ato të ratifikohen në Parlament. Ne e shmangem ta bënim atë për shkak se Kosova nuk është shtet’.
Duke shtuar: ‘Nëse ka një pikë të diskutueshme, Tomilav Nikoliç dhe Ivica Daçiç t’i anullojmë nënshkrimet e Mirko Cvetkoviç dhe le të na thërrasin për tu përballur me përgjegjësitë penale’- tha Stefanoviç. Stefanoviç tha se më tej se ata e dinë se çfarë është rënë dakort. ‘Dhe ia kemi paraqitur atë qeverisë, parlamentit dhe publikut. Qevwria e mieatoi atë në formën e një konkluzioni por marrëveshja në kalimet administrative nuk cenon shtetin. Nëse ata pohojnë se kjo nuk është e vërtetë atëherë qeveria e re duhet të anullojë urgjentisht marrëveshjet dhe të arrije të tjera me Prishtinën në prani të OKB-së’.
I pyetur nga gazetari nëse kursi më i mirë i veprimit tani do të jetë që Gjykata Kushtetuese të vlerësojë marrëveshjet e arritura në dialogun me Kosovën, Stefanoviç tha se nuk është kundër por shtoi se më me mira është që qeveria të anullojë të gjitha marrëveshjet e arritura më parë në mënyrë që Gjykata të ketë kohë të mjaftueshme për të marrë vendimin e saj.
Dorina Bilbili/IDEA/