AK çel fushatën Nise KuqeZi. Spahiu:Është koha për drejtësi dhe bashkim
Aleanca Kuq e Zi zhvilloi pasditen e së enjtes një takim me të rinj kryeqytetas, të cilët do ti drejtohen për herë të parë kutive të votimit në 23 Qershor. I pranishëm në këtë takim kryetari I Aleancës KuqeZi, z.Kreshnik Spahiu lançoi nismën më të re të kësaj force politike Nise KuqeZi, ku i bëri thirrje të rinjve të pranishëm dhe jo vetëm atyre të votojnë kuqezi.
Jam këtu për tju bërë thirrje të mos votoni partitë me virus, ato parti të vjetra të cilat kanë marrë peng Shqipërinë. Mos votoni partitë relike sepse do tju ecë ters, ashtu siç i ka ecur Shqipërisë këto 23 vite, të ashtuquajtura demokraci, por duhet ta nisni kuqezi sepse vetëm kështu do tju ecë mbarë dhe nuk do të pendoheni për votën, tha Spahiu. Kreu i AK-së bëri apel për krijimin e një pakti kombëtar për largimin e Berishës, që sipas tij po mban peng zhvillimin e vendit.
Aleanca KuqeZi prej dy vitesh, që nga themelimi, është një forcë reale opozitare në vend. Ne prej dy vitesh kërkojmë largimin e këtij regjimi, I cili mban peng Shqipërinë dhe zhvillimin e saj. Aleanca KuqeZi bën apel për tu bashkuar në një aleancë patriotike. Është koha për drejtësi, është koha për bashkim, është koha për ndëshkim. Së pari, duhet një marrëveshje politiko-juridike për arrestimin e shtetasit Berisha dhe dërgimin e tij përpara drejtësisë. Brenda 4 viteve të para të qeverisjes kuqezi të zhvillohet referendumi për bashkimin Shqipëri-Kosovë. Asnjë drejtues më shumë se dy mandate, qoftë në pushtetin qendror, qoftë në pushtetin lokal, -tha Spahiu. Në fund, kreu i kuq e zinjve u bëri thirrje të rinjve të marrin pjesë në protestën e 1 Majit.
1 maji është ditë historike për shqiptarët. Nuk do të festojnë me domate, byrek dhe djathë nga liqeni dhe as nuk do të pushojnë tek lulishtja e Tajvan-it. Për herë të parë, si gjithë kombet e tjera duke e kthyer 1 Majin në ditën e protestave dhe mosbindjeve qytetare kundër këtij regjimi pseudo demokrat, I cili një muaj është patriot me kohë të pjesshme, muajin tjetër europian me kohë të pjesshme, pastaj amerikan me kohë të pjesshme, apo një muaj pro serb dhe një muaj tjetër pro grek,-përfundoi Spahiu
18 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
AK çel fushatën Nise KuqeZi. Spahiu:Është koha për drejtësi dhe bashkim burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email