Itali, dështon votimi i dytë për presidentin
ROME - Parlamenti i Italisë dështoi edhe në raundin e dytë për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Pjesa më e madhe e deputetëve, si të qendrës së majtë të Bersanit ashtu edhe të djathtët e Berluskonit i hodhën vota bosh.
Stefano Rodota, kandidat i propozuar nga lëvizja “Pesë Yjet” e Pepe Grillos mori numrin më të madh të votave, por pa arritur të kapë numrin e nevojshëm për të fituar.
Gjatë paradites kandidati i qendrës së majtë, Franko Marini nuk arriti të marrë shumicën në parlament. Një raund i trete pritet të mbahet të premten në mëngjes. Presidentit Napolitano i mbaron mandati shtatë vjeçar në mesin e muajit maj.
(er.nu/BalkanWeb)