Kakavijë, kthehen emigrantët, radhë të gjata në tokën greke
KAKAVIJË- Numri i emigrantëve që rikthehen nga Greqia,dhe dëshirojnë të kalojë pushimet verore në atdhe, është rritur shumë gjatë muajit gusht.
Situata mësohet se është më e rënduar në kufirin grek, ku radha e automjeteve ka shkuar në 1 km, ndërkohë që vijojnë ardhjet e emigrantëve shqiptarë nga shteti helen.
Burime zyrtare nga pika doganore e Kakavijës, bëjnë me dije se radha e automjeteve në tokën greke ka ardhur si pasojë së pala vendase ka pezulluar për gjysëm ore punë.
Ndërkohë, mësohet se pala greke vijon punën me dy sportele, në një kohë që pala shqiptare operon me 6 të tillë.
(e.m/BalkanWeb)