Kakavijë, mbërrijnë 2 mijë emigrantë shqiptarë
26/03/2009 Vendimi i ministrisë greke lejon kalimin deri në 4 maj të shqiptarëve që nuk kanë dokumente
GJIROKASTËR - Mbi dy mijë emigrantë shqiptarë kanë hyrë gjatë 12 orëve të fundit në vendin tonë përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës, një javë pasi ka hyrë në fuqi qarkorja e re e Ministrisë së Brendshme greke, që lehtëson lëvizjen e tyre me rastin e festës së Pashkëve.
Elton Papa, përgjegjësi i stacionit kufitar të Kakavijës, tha të mërkurën se "falë vendimit të Ministrisë së Brendshme greke, gjatë 12 orëve të ditës së sotme kanë hyrë në territorin shqiptar mbi dy mijë emigrantë, 431 automjete dhe 30 autobusë".
Emigrantët
Sipas tij, nga data 15 mars deri më 4 maj, të gjithë emigrantët shqiptarë që nuk kanë siguruar ende një dokument për leje qëndrimi, apo kanë aplikuar për një gjë të tillë, kanë mundësi të kalojnë kufirin pa probleme qoftë edhe me një vërtetim (blu) nga zyra e punës së shtetit grek.
Papa shtoi se "numri i sporteleve është shtuar dhe janë marrë të gjitha masat, ndërsa nga tre sportele, që janë aktualisht në shërbim numri i tyre do të shkojë në gjashtë". Pritet që fluksi të rritet dhe në ditët në vazhdim pasi për festat e Pashkëve gjithmonë në këtë pikë kufitare ka lëvizje të mëdha të emigrantëve që kthehen në vendlindjen e tyre. Shumica e tyre e kanë dhe më të lehtë për shkak të qarkores së Ministrisë së Brendshme greke, e cila u lejon lëvizjen pa problemeve të atyre emigrantëve që nuk kanë dokumentet për leje qëndrimi. Kjo qarkore është e vlefshme vetëm përreth një muaj deri në fillim të majit. Në prefekturën e qarkut të Gjirokastrës në kufirin Shqipëri-Greqi, funksionojnë me kohë të plotë dy pika vendkalime kufitare, ajo e Kakavijës, që ndodhet rreth 25 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, në drejtim të jugut dhe "Tre Urat", që ndodhet rreth 22 kilometra larg qytetit të Përmetit, në drejtim të perëndimit. Ndërsa pika kufitare e Sopikut, që ndodhet rreth 50 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës në komunën e Pogonit, funksionon vetëm për këmbësorët.