Ulet me 20 lekë çmimi i një buke
26/03/2009 Durrës, “rikthehet” në çmimin 60 lekë një bukë standarde. Po kaq lirë u tregtuan dhe llojet e tjera
Shkak, ulja e çmimit të grurit dhe lehtësirat e tjera që kanë pasur prodhuesit
DURRES- Prodhuesit e disa furrave të bukës masive në Durrës kanë vendosur të ulin çmimin e bukës duke nxitur në këtë mënyrë edhe tregtarët e prodhuesit e tjerë të marrin të njëjtin hap. Dje një bukë në shumë pika të tregtimit në Durrës është shitur me 20 lekë më pak për të njëjtën peshë. Veprimi si fillim ka ardhur nga prodhues, të cilët kanë dyqane e lokale në shumë pika në qytet dhe jashtë Durrësi, por kjo pritet të ketë ndikim të menjëhershëm edhe tek furrat e tjera.
Rënia e çmimit
Në dallim nga rastet e tjera çmimi nuk ka lëvizur me 10 lekë, por me 20 lekë dhe konkretisht një buke me peshë 750 gr., që është shitur për 80 lekë dje është tregtuar me 60 lekë. Me 30 për qind më lirë janë tregtuar edhe pitet apo simitet pa ndryshuar peshën. Grosistët e importit të këtij produkti kanë blerë që nga fillimi i këtij viti grurë me çmim shumë më të ulët sesa në pikun e krizës evropiane, kohë që çmimi në tregjet rajonale u rrit ndjeshëm. Ulja e çmimit të bukës është bërë për shkak të presionit që ushtroi lajmi se në bursa çmimi i grurit ka rënë ndjeshëm. Pronarët e furrave e blejnë miellin me një ulje që nuk kapërcen shifrën e 20 për qind më lirë se para periudhës së vendimit për të ulur çmimin. Por në këtë drejtim ka pasur ndikim shfrytëzimi i energjisë elektrike, vënia në punë e furrave me lëndë drusore dhe me gaz si dhe ulje me 10-15 lekë e çmimit të naftës. Një kg miell me shumicë i është ofruar furrave të bukës për 54 lekë fillimisht dhe pasi ra në 49 lekë tani prodhuesit e bukës e marrin kilogramin e miellit me 40 lekë. Këmbimi i përdorimit herë të energjisë elektrike dhe herë të naftës ka dhënë efekte, të cilat janë vlerësuar pozitive. Vendi ynë nuk ka kapacitet prodhuese të sasisë së nevojshme të grurit dhe kjo ka bërë që gruri të importohet. Por në uljen e çmimit ka pasur ndikim të ndjeshëm fakti se grosistët importojnë grurë për ta kaluar në impiantet dhe kombinatet e blojës në Tiranë apo qytete të tjera. Kjo ka bërë që të ulet kostoja e prodhimit duke sjellë reagim zinxhir deri në çmimin final me të cilin e merr konsumatori. Ndërsa dje çmimi i një buke standarde ka qenë 60 lekë qytetarët kanë qenë jo pak të kënaqur, sidomos ata që blejë çdo ditë më shumë se dy bukë për shkak të numrit të lartë të anëtarëve të familjes.
KONKURRENCA
Në Durrës shoqata e prodhuesve të bukës ka ofruar të njëjtat shifra të linjave të prodhimit duke thënë se numëruar afro 80 furra buke me leje të ushtrimit të profesionit, kurse më shumë se 20 janë në aktivitet të paligjshëm. Qyteti i Durrësit konsumon në një ditë deri në 80 mijë bukë, ndërsa së bashku me fshatrat përreth konsumi mund të variojë nga 100 mijë deri në 110 mijë bukë në ditë. Në ditët në vijim pritet që edhe furrat e tjera të ulin çmimin që tashmë diktohet nga “të mëdhenjtë” në përballje për të mbijetuar në luftën e konkurrencës për tregun e ditës dhe entet e shumta që janë në Durrës. Deri para pak kohësh shumë prej prodhuesve të licencuar u shprehën me tone të ashpra pas konkurrencës së pandershme që u bëhej nga furrat e palicencuara.