Shtrin në shkolla projektin “Dhuro një libër!”
26/03/2009 Bashkia e Tiranës
Bashkia e Tiranës ndërmerr një tjetër iniciativë: “Dhuro një libër!”, për afrimin e nxënësve me librat. Gjatë ditës së djeshme janë shpërndarë në dy shkolla të arsimit parauniversitar në kryeqytet fonde librash të autorëve të rinj. Nxënësit e shkollës së mesme “Aleks Buda” tashmë do të kenë mundësinë të kalojnë orët edukative në mjedise të reja e bashkëkohore, ku do të mund të takohen, të diskutojnë me njëri-tjetrin e të shpenzojnë kohën në mënyrë të frytshme, duke mbledhur informacion dhe përftuar njohuri, si faktorë të një rëndësie maksimale për zhvillimin e tyre. Biblioteka e shkollës numëron një numër të konsiderueshëm librash të dhuruara nga stafi i Bashkisë, duke shtuar një fond të ri me autorë të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj. Gjithashtu një fond tjetër librash është ndarë edhe për shkollën 9-vjeçare “Siri Kodra”. Kreu i Bashkisë Edi Rama ka pohuar se kësaj iniciative do t’i shtohen edhe shkolla të tjera në kryeqytet. Është një ngjarje e shënuar për shkollën, por edhe për ne që një tjetër bibliotekë hapet në një tjetër shkollë të Tiranës në vijim të nismës sonë “Dhuro një libër”, e cila është një nismë që fton të gjithë qytetarët, familjet, organizatat të dhurojnë libra nga fondi i librave të tyre për shkollat e Tiranës, sepse ne besojmë se një shkollë pa bibliotekën është një organizëm pa një gjymtyrë shumë të rëndësishme. Duke i pajisur të gjitha shkollat me këtë gjymtyrë, ne i ndihmojmë të rejat e të rinjtë e kryeqytetit të ecin më shpejt.”