E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakër në Itali, farmacisti vret gruan e vajzën, pastaj mbytet në pishinë

italiItali- Një farmacist 55 vjeçar qëlloi gruan e tij, vajzën e vogël dhe më pas u mbyt në pishinën e shtëpisë së tij në Sannicando. Gjithashtu ka plagosur rëndë edhe fëmijën e tij të dytë, Claudio i biri 24 vjeçar i cili u shtrua në spital në një koma të pakthyeshme.

Babai qëlloi tre të tjerë me një armë (e cila nuk është gjetur), dhe pastaj të kryer vetëvrasje duke u mbytur në pishinën e shtëpisë së familjes.

Këtë mbrëmje familja kishte organizuar një pritje për të festuar ditëlindjen e njëzetë të së bijës. Zbulimi është bërë nga policia pas denoncimit të së dashurën së Claudios, e cila u përpoq për disa orë për të rënë në kontakt me të riun.

Ajo thirri disa miq në mënyrë që të kalonin mbi murin nga brenda gardhit, sepse nga brenda nuk merrnin asnjë përgjigje. Teksa u afruan në dritare ata panë trupin e të riut në dysheme në dhomën e ndenjes dhe njoftuan menjëherë policinë.

Mësohet se policia ende nuk ka mundur të gjejë armën me të cilën 55-vjecari ka kryer krimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›