E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe 26 kuti do të hapen në Tiranë

Nga vendimi, tashmë KQZ pritet të hapë edhe 26 kuti të tjera ku ndodhen këto fletë.

Kërkesa e partisë në pushtet u miratua vetëm me votat e katër anëtarëve të djathtë në Komision.

Vendimi është marrë sot kur pritej që t’i hapej rrugë shqyrtimit të ankesave të depozituara nga dy partitë e mëdha. Nëse PD kërkonte rinumërim të fletëve të kontestuara, Partia Socialiste nga ana e saj, kundërshtonte shpalljen e tabelave përfundimtare të votimeve në Tiranë.

Sapo u miratua vendimit, opozita reagoi duke kërkuar shpjegime se si ruhen dhe kush i administron këto kuti votimi. Në përgjigje të kësaj, kryetari i KQZ-së, shpjegoi se kutitë janë dorëzuar nga KZAZ-të në KQZ dhe dorëzimi është bërë me procesverbale të rregullta.

"Kutitë janë në KQZ nën administrimin e këtij institucioni, ndërsa transportimi i tyre është bërë nga punonjësit e Komisionit. Për çdo pretendim që ju (opozita) mund të keni përgjegjësia është e KQZ-së", tha Ristani.

KQZ, debate për kërkesat ankimore
Tiranë (10:45)– Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka nisur mbledhja për shqyrtimin e ankesave të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste për sa i përket tabelave të rezultateve përmbledhëse të bashkisë Tiranë.

Përfaqësuesi socialist në Komision, Genc Gjonçaj, e konsideroi si të paligjshme kërkesën e demokratëve, që sipas tij, synon të ngatërrojë më shumë procesin.

Por demokratët, me anë të përfaqësuesit ligjor, Njazi Kosovrasti, duke kundërshtuar opozitën, u shpreh se të gjitha subjektet kanë të drejtën e tyre të ankimimit. Ai nënvizoi se  gjithçka është në përputhje me ligjin, ndërkohë që KQZ ka funksionuar si KZAZ e Tiranës.

Partia Socialiste kërkon nga KQZ-ja shfuqizimin e vendimit të KQZ-së, për shpalljen e tabelave përmbledhëse për rezultatet e votimit në Tiranë. Ndërkohë, PD-ja kërkon rivlerësim për një numër votash të konsideruara të kontestuara në disa KZAZ të Tiranës. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-31 10:55
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›