E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gjerdani”, arreston grabitësin me armë

Në pranga përfundoi shtetasi Ervin Mehmetaj, banues në fshatin Tërblac të Vlorës. Ndalimi i tij u krye pasi dyshohet se më datë 25.03.2011, në fshatin Tërbac të rrethit Vlorë, nën kërcënimin e armës, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, u ka vjedhur  shumat prej 9700 Euro dhe 20.000 lekë shtetasve E. V., N. K., dhe Y. P..

Identifikimi i këtij shtetasi u krye pas një pune hetimore disa javore. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale “Vjedhje me armë” e kryer në kushtet e bashkëpunimit dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-31 10:03
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›