E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, sekuestrohen 3 kg marijuanë

Policia Kufitare e Kakavijës, ka sekuestruar 3 kg marijuanë. Gjatë një kontrolli të ushtruar në një nga autobuzët e linjës ndërkombëtare Tiranë-Athinë, në bagazhin e autobuzit , në një çantë valixhe, poshtë rrobave personale kanë konstatuar një qese plasmasi, në të cilën kishte dy pako të mbështjella me letër natriban, në formën e rrumbullakët, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar si marijuanë.

Sipas policisë, shtetasi që posedonte çantën sapo ka parë që policia kufitare ka konstatuar lëndën narkotike, ka zbritur menjëherë nga autobuzi dhe duke përfituar edhe nga lëvizjet e shumta të emigrantëve që kthehen për në vendet e punës, është larguar me vrap, duke kapërcyer rrethimin e doganës dhe është futur në pyllin e Katunëdës mbi fshatin Kakavijë.

Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor ku ka konsatuar se në çantën valixhe që i përket shtetasit, Aleks Paja ndodheshin dy pako, ku brenda tyre kishte 3 kilogramë marijuanë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›