E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë, sekuestrohen 40 kg majuanë

Policia e Gjirokastrës ka mundur të sekuestrojë një sasi prej 40 kilogramësh lëndë narkotike të llojit marijuana orët e para të mëngjesit të sotëm. Burime zyrtare të policisë lokale kanë bërë të ditur se rreth orës 03.30 të së hënës në vendin e quajtur “Gryka e bogazit” në afërsi të piramidës 24, në dalje të  fshatit Peshkëpi e Sipërme Gjirokastër, njësiti i policisë kufitare gjatë kryerjes së shërbimit, ka konstatuar në thellësi të kufirit tre shtetas të cilët tentonin për të kaluar ilegalisht.

Njësiti është afruar me shpejtësi dhe u ka bërë thirrje për të ndaluar, por ata menjëherë kanë hedhur çantat në tokë  dhe duke shfrytëzuar errësirën e natës, vendin e veshur me bimësi si dhe mjegullën e dendur, kanë mundur të largohen me shpejtësi në thellësi të tokës shqiptare.

Po sipas të njëjtave burime mësohet se njësiti i policisë ka konstatuar 2 çanta shpine  të cilat kishin pako të dyshuara me lëndë narkotike si dhe një çantë dore me bukë.

Nga këqyrja e çantave ka rezultuar se ato kishin brenda 32 pako në formë cilindrike, të mbështjella me letër natriban , ku brenda tyre kishte lëndë narkotike e llojit Mariuanë, të cilat varionin nga 1 kilogramë e 100 gramë deri në 1 kilogramë e 200 gramë secila, gjithsej rreth  40 kilogramë.

Specialistët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim edhe me Sektorin Operacional në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër po punojnë për identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara ligjit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/a I Kodit Penal. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›