Presidenti Bush në samitin EU-SHBA në Slloveni
Presidenti amerikan, George Bush, sot duhet të arrijë në Slloveni, ku nesër do të marrë pjesë në samitin vjetor të nivelit të lartë mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropin Sipas shefit të diplomacisë slovene, Dimitrij Rupel qëllimi i vizitës së presidentit amerikanë është forcimi i partneritetit mes Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane.Siç është paralajmëruar Bush do të vizitoj edhe Britaninë e Madhe, Francën, Itali, Gjermani dhe Vatikanin.Gjatë këtij turneu në Evropë, presidenti amerikan pritet t’u bëjë thirrje vendeve evropiane të japin ndihmë për Afganistanin dhe që t’i bëjmë më shumë presion Iranit, vend të cilin Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre e akuzojnë se po punon për të prodhuar një armë bërthamore. Në takimet presidentit Bush njëra nga temat do të jetë edhe Kosova. (INA)