E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkurset dhe emërimet në doganë bëhen me zarfe lekësh

 INTERVISTA/Flet ish oficeri i doganës së Kapshticës Urim Gjata

Nga Shpëtim Zinxhirija

urim-gjata1Ish oficeri i doganës së Kapshticës Urim Gjata, që ndodhet nën mbrojtjen e autoriteteve të qeverisë suedeze në intervistën dhënë gazetës Tirana Observer flet për korrupsionin që ka mbërthyer doganat tona, për emërimet e personelit me zarfa parash, por mbi të gjitha për sjelljen e autoriteteve greke ndaj emigrantëve. Gjithashtu thekson se si futet kontrabandë policia greke deri në Bilisht, për të marrë karburant, si janë lidhur fijet e saj me qeverinë shqiptare, ashtu si dhe nuk është e rastit prishja e kompjuterave në palën greke, e cila ka në përbërjen e saj edhe nazistë. Flet për dëmet e mëdha që i sillen ekonomisë shqiptare nga futja kontrabandë e mallrave të ardhura nga Greqia. Me një indinjim thekson në këtë intervistë se: kush denoncon korrupsionin  largohet. Ai beson në qeverinë e re për një ndryshim në doganat shqiptare dhe për një rikthim të shpejtë në atdhe.

Përse ndodhin bllokimet në doganat greke?

Bllokimet në doganat greke nuk janë të rastit, ato bëhen shumë herë nuk bëhen vetëm me urdhër të shtetit grek, por bëhen me urdhër të drejtuesve ekstremistë brenda policisë greke, të cilët nuk janë pak. Rasti i prishjeve të sistemit kompjuterik, apo bllokimi i tyre është një pretendim, aq sa i gënjeshtër dhe qesharak, sepse sistemi i kompjuterëve greke është shumë herë më i avancuar se ai shqiptar. Kur nuk prishet apo bllokohet sistemi kompjuterik shqiptar nuk ka se si të bllokohet ai grek. Për mendimin tim kjo është një lojë e grupeve ekstremiste brenda policisë greke në dogana të komanduar nga lart. Këtë problem e kemi vërtetuar vetë ne në punën tonë. Këta policë në dogana kanë mbrojtje dhe lidhje të ngushta me grupet ekstremiste dhe nacionaliste greke. Ata veprojnë në këtë mënyrë sa here që ka ndonjë problem në Shqipëri, apo ju prishen interesat fetare apo nacionaliste si në rastin e fundit. Shumë herë kam qenë prezentë në takimet e drejtorit të kufirit për këto probleme me palën greke, por këto kanë qenë zgjidhje të momentit. Policia greke duhet të mësohet të respektojë qytetarët shqiptarë në Greqi, apo dhe turistët shqiptarë, ashtu siç respekton qytetarët turq apo maqedonas. Është shteti shqiptar apo Ministrija e Jashtëme dhe e Brendshme që duhet të venë pikat mbi marrwveshjet e reciprocitetit dhe jo shefat e doganave, apo të policisw doganore. Sepse zgjidhja e këtij problem është afat shkurtër. Po ashtu dhe përfaqësia shqiptare në Athinë duhet te luajë rolin e saj gjatë bllokimeve, apo mbylljes së doganave nga pala greke, që hakmerret ndaj emigranteve sa here që preken interesat e tyre në Shqipëri. Bllokimet në dogana asnjëherë nuk janë të rastësishme, ato gjithmonë janë për qëllime të caktuara për të treguar forcën shtetit dhe politikës shqiptare, duke pasur parasysh se rrallë bllokohen komjuterat me vendet  si: Maqedoninë, Bullgarine apo Turqinë.

Si bëhen emërimet në doganat tona?

Emërimet janë politike dhe më shumë kanë lidhje me biznesin, nuk është e rastit. Gjysma e doganierëve në doganat shqiptare, që nuk kanë lidhje me anwtarët apo militantët e partisë demokratike, kanë filluar punë duke u emëruar doganierë, kjo jo në bazë të një konkursi, por janë emëruar duke paguar shuma të konsiderueshme në xhepat e kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike. Ky fenomen nuk është i panjohur as edhe gjë e re,  por është një vazhdë e gjatë, kjo gjatë tetë vjetëve në pushtet të PD-sw. Pra një qytetar duke filluar punë i emëruar në doganë për periudhën e prove i duhet të likuidonte llogarinë e futjes në punë (zarfin me euro) ndaj kryetarit të partisw, apo dikujt tjetër më lart. Dhe pas gjashtë muajve a më shumë në kundërshtim me kodin doganor, futej në konkursin e radhës sa për të mbushur formularin, si tregues që është futur në punë në bazë të konkursit, të zhvilluar nga drejtoria e doganave dhe ministria e financave. Pra, plus emërimeve politike ishin dhe emërimet klienteliste dhe financiare. Gjithashtu një pjesë e doganiereve emërohen në punë nga biznesmenët pranë partisë për të ruajtur të fshehur dhe ndryshuar dokumentacionin e mallit. Si në llojin e artikullit në çmimin e blerjes dhe në peshën e tij, duke i ndryshuar dhe duke bërë pranimin e dokumenteve të dyta me fatura të falsifikuara,  duke i shkaktuar shtetit miliona euro dëm. Këta janë një pjesë e doganiereve e biznesmenëve, që sigurisht në ekip i marrin fitimet e vjedhura bashkë, ose më mirë një vjedhje në grup, gjë që vërtetohet shumë lehtw, në qoftë se kërkohet nga dogana greke, sa ton kafe dhe nafte, apo cigare janë futur në Shqipëri në periudhën 6 mujore. Sa sasi të tilla janë zhdoganuar në doganat tona, që do nxirrte në pah vjedhjen dhe korrupsionin e paparë në dogana, në këto vite, po ashtu edhe për mallrat e tjera të importit apo dhe eksportit.

A ka të mpleksur nga policia në këtë korrupsion?

E gjithë kontrabanda dhe korrupsioni në dogana bëhet në bashkëpunim me policinë, ku secili merr pjesën e vet. Natyrisht dogana merr pjesën më të madhe, por  policia nuk ngelet pas. Në hije të këtij korrupsioni është dhe krimi ekonomik, apo struktura të veçanta të shërbimit sekret që kanë interesat e tyre në ketë biznes. Unë kam deklaruar që në zyrën e shefit në doganë çdo doganier paguante 30. 000 lekë të reja, vetëm si taksw rruge policie në çdo muaj, veç ndarjeve të lekëve të kontrabandës çdo ditë doganew- polici. Lekë që shkonin në shefat e mëdhenj të policisë apo doganës. Të gjithë pothuajse janë të mpleksur në këtë korrupsion, të gjithë mendojnë sikur ditën tjetër nuk do jenë më në pune. Pra kontrabanda e konfeksioneve, kafesë, cigareve, ishte e përditshme nën dirigjimin e policisw dhe doganës dhe mbrojtjen nga shefat e medhenj.

Përplasja juaj me ambasadën shqiptare në Suedi?

Është e pabesueshme aq sa në ndjekjen e provokimet dhe kërcënimet ndaj meje nuk ngeli as ambasada shqiptare në Stokolm, nëpërmjet sektorit të shërbimeve të fshehta dhe bashkëpunëtorëve të saj disa here dhe në rolin përkthyes të emigracionit, për të mësuar vendndodhjen time, si dhe çfarë kisha denoncuar, por mbi të gjitha dhe çfarë dokumentash kisha dorëzuar pranë autoriteteve në Suedi. Gjë që detyron policinë Suedeze të më marrë në mbrojtje. Sigurisht që jam realisht i kërcënuar nga strukturat e fshehta të policisë shqiptare. Kjo më shumë dhe mbas denoncimit të kontrabandës së naftës dhe thyerjes së embargos së OKB-se ndaj Milloshevicit, nga strukturat e SHIK-ut shqiptar.

Si mund të rregullohet kjo gjendje?

Për të ndryshuar gjendja duhet një pastrim rrënjësor i strukturës doganore dhe policore e cila është e lidhur me fijet e fshehta, me ish drejtuesit e lartë të shtetit, por dhe me kontrabandën dhe korrupsionin. Gjithashtu duhet një verifikim i diplomave dhe degët universitare që kanë studiuar. Të mos bëhen emërimet në rang militantësh por nga vlerat që kanë personale. Kam besim te qeveria e re, për të çrrënjosur korrupsionin në doganat tona të cilat dëmtojnë ekonominë e vendit, duke pasuruar individë të veçantë.

Është e vërtetë që policia greke futet në territorin shqiptar?

Po kjo është e vërtetë dhe askush nuk mund ta mohojë këtë fakt. Policia greke e veshur me uniformën e saj dhe me armatim futet në orët e vona të natës për të marrë benzen në Bilisht. Kjo bëhet pa u bërë regjistrimi apo kontrolli, duke bërë një shkelje të rëndë në territorin e Shqipërisë. Ata marrin benzene shqiptare në kundërshtim me çdo ligj kombëtar apo ndërkombëtar. Një mbrëmje në verën e 2013-tës së bashku me një inspektor të qarkullimit kapëm tre makina të policisë greke, duke marrë karburant në dalje të Bilishtit drejt Korçës, që nën xhupa mbanin uniformën e policisë. Në momentin që i ndalojmë dhe ju kërkojmë dokumentat, nuk dinin ku të shkonin dhe

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›