E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet filiali i një banke në Durrës

Grabitet filiali i një banke në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Durrësit ku dy persona të armatosur por pa maska kanë hyrë në ambjentet e "NBG Bank" dhe kanë grabitur një sasi parash.
 

Mësohet se dy grabitësit janë paraqitur si klientë dhe më pas kanë nxjerrë pistoletën dhe kanë kërcënuar arkëtaren që t`i dorëzojë paratë.

Më pas dy grabitësit janë larguar menjëherë nga vendngjarja në drejtim të paditur ndërsa policia ka rrethuar zonën për të bën të mundur kapjen e grabitësve.
 

Nuk dihet ende shuma e grabitur, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›