Kakavijë, sekuestrohet heroinë, kokainë dhe marijuanë
Policia kufitare e Kakavijës gjatë një operacioni antidrogë ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie drogë të llojeve të ndryshme.
Burime nga policia bëjnë me dije se është sekuestruar 1 kg heroinë, rreth 300 gr kokainë dhe 1 kg marijuana.
Sipas policisë, tre llojet e drogës u gjetën në automjetin tip Ford me targa AA 228 ER e cila drejtohej nga 45-vjeçari Kadri Kapaj.
Mësohet se droga ishte e fshehur në brendësi të parafrangos së makinës së 45-vjeçarit gjatë një kontrolli të policisë kufitare të Gjirokastrës.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.