E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbyll diskutimet e dites se dyte te takimit me ministrat e ardhshem

Ka përfunduar në Shkodër mbledhja e kabinetit të ardhshëm qeveritar "Rama". Dhe në ditën e dytë mbledhja zgjati  4 orë. Takimi eshte zhvilluar ne ambientet e hotel “Koloseu” nen drejtimin e Kryeministrit te ardhshëm, Edi Rama.  Gjatë mbledhjes, ministrat e ardhshëm i paraqiten kryeministrit Rama programin për 100 ditët e para të punës në dikasterin që do të drejtojnë. Rendin e dites e njoftioi vete Rama ne Tuiter ku shkruajti se në Shkodër u vendosën piketa të qarta për 100 dhe 300 ditët e para të qeverisë së re. Gjithashtu po sipas kryeministrit të ri të vendit kjo periudhë kohore do të përcaktoi edhe natyrën e qeverisjes dhe cilësinë e marrëdhënieve me njerëzit. Projekti perfundimtar i programit do te shpaloset ne kuvend gjate javes se ardhshme pasi te nise sesioni i ri i parlamentar dhe pasi qeveria e Rames te mandatohet nga Presidenti i Republikes. Mbledhja e Rames me ministrat pritet te zgjase deri pas mesdites. Mesohet se sot po diskutohen buxhetet sipas cdo ministrie si dhe per stafet neper dikastere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›