E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr mes policësh, ndalohet Përparim Myftaraj, nipi i komisarit të vrarë Tahiraj

TIRANE- Përparim Myftaraj, nipi i Adem Tahirajt (i vrarë nga Ilir Xhakja) me detyrë inspektor krimesh në Vorë shoqërohet në polici nga agjentët e SHKB-së. 

Sipas të dhënave të policisë, shkak është bërë debati dhe përplasja fizike me dy punonjës të patrullës së policisë në Vorë.
Rreth orës 02:00 të mëngjesit, inspektori në detyrë Myftaraj ka kërkuar nga patrulla të shkonin në Vorë për të ndaluar dhe verifikuar një makinë, pasi dyshohej se kishin drogë dhe armë. 

Patrualla ka shkuar në vendin e ngjarjes 1 orë me vonesë, pasi Myftaraj kishte ndaluar vetë makinën për kontroll.
Për shkak të vonesës së patrullës, që dyshohet se ishin në gjumë, Myftaraj ka debatuar me dy punonjësit e policisë të cilët janë përplasur fizikisht me inspektorin. 

Pas përplasjes fizike, mëngjesin e sotëm është shoqëruar nga SHKB-ja inspektori Përparim Myftaraj për të dhënë shpjegime për incidentin e rrahjes mes tyre pasi dy efektivët e patrullës e kanë kallëzuar penalisht.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›