E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkohet konkretizimi i 4-pikeshit

Perfaqesues te partive ne pushtet dhe atyre opozitare ne Kuvendin e Kosoves kane mendime te ndryshme lidhur me planin 4-pikesh, te cilin udheheqesit e Republikes se Kosoves e publikuan, dite me pare, si kunderpergjigje ndaj dokumentit 6-pikesh te Kombeve te Bashkuara per rikonfigurimin e pranise civile nderkombetare ne Kosove. Shefi i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike te Kosoves, Rame Buja, e quan logjik dhe permbajtjesor dokumentin 4-pikesh te Prishtines zyrtare dhe thote se plani ne fjale mbeshtetet ne te gjitha dokumentet relevante qe jane baze per funksioninim e shtetit te Kosoves. "Ky plan 4-pikesh eshte i mbeshtetur teresisht ne te gjitha dokumentet aktuale dhe funksionale ne Republiken e pavarur te Kosoves, sepse mbeshtetet ne Kushtetuten e saj dhe ne marreveshjet tjera paraprake per te realizuar kete qe eshte kryeligji i Kosoves", konsideron Buja.

Plani i Sekretarit Gjeneral te OKB-se, Ban Ki Moon, per rikonfigurimin e prezences nderkombetare perqendrohet ne aranzhimet per policine, doganat, drejtesine, kufirin, transportin dhe monumentet fetare e kulturore serbe. Ne planin 4-pikesh te Prishtines zyrtare, nderkohe, riperseritet qendrimi refuzues per dokumentin e OKB-se, gatishmeria per bashkepunimin me misionin EULEX, me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›