E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga perpara

Nga Kofi Annan

Ish-Sekretar i Pergjithshem i OKB

Boja e shkrimit sapo eshte thare mbi komunikaten nga Takimi i G-20 te se shtunes, ku vendet anetare u angazhuan per te bashkepunuar per te rigjalleruar ekonomite e tyre. Koha, vullneti politik dhe ne vecanti administrata Obama do te percaktojne nese objektivat dhe ambiciet e paraqitura do te realizohen. Por rendesia e komunikates nuk duhet nenvleftesuar. Se pari, qe zotimi duhet te dilte nga nje takim i G-20 - nje forum i vendeve te perparuara dhe vendeve ne zhvillim - me mire sesa, te themi, nje takim i G-8 ose OECD-se, paralajmeron per nje pergjigje me te mire dhe shume me perfshirese ndaj krizes ekonomike globale. Ngjarjet e muajve te kaluar kane nenvizuar serish se asnje vend i vetem ose nje grup i vogel vendesh, edhe ato me te fuqishmet dhe me te pasurat, nuk mund te menaxhoje forcat e cliruara ne boten tone te globalizuar. Takimi i Uashingtonit potencialisht perfaqeson fillimin e nje epoke te bashkepunimit te paprecedent per veprim te bashkerenduar mbi ceshtjet e tjera po kaq urgjente, te tilla si ndryshimi i klimes, siguria e ushqimit dhe reduktimi i varferise. Se dyti, po propozohet nje proces dhe nje kalendar si per te frenuar nese nuk mund te kthehet mbrapsht rreshqitja ne recession global, dhe per te reformuar arkitekturen ekonomike nderkombetare. Deri ketu, pergjigja ka qene ne formen e krizes. Por ceshtjet themelore kerkojne nje pergjigje te vazhdueshme, duke qene sistematike ne natyre: rregullimi dhe mbikeqyrja e pamjaftueshme e tregjeve financiare; politika energjetike jo te mbeshtetura, asistence e paparashikueshme dhe pamjaftueshme per me te prekurit; dhe politika te pakoordinuara makroekonomike. Keto ceshtje nuk mund te mos jene me te rendesishme per Afriken. Shkrirja ekonomike ka ardhur ne momentin me te keq te mundshem.

Javen e kaluar, ne takimin e ministrave afrikane te Finances dhe Guvernatoreve te Bankave qendrore, ne Tunis, u ra dakord per parimet e nje menyre per te ecur perpara: stabiliteti i vazhdueshem makro-ekonomik, forcimi i rregullave dhe mbikeqyrja e institucioneve financiare, dhe perpjekje te perterira per te permiresuar strukturat qeverisese pergjegjese. Vendet afrikane duan te diversifikojne aktivitetin ekonomik, te forcojne infrastrukturen rajonale dhe njohin nevojen per te krijuar kushtet per te inkurajuar investimet dhe kursimet e brendshme. Ne nje kohe kur flukset e kapitalit privat jane duke u zvogeluar, rritja e aksesit ndaj kredive dhe granteve nga institucionet financiare nderkombetare dhe asistenca e parashikueshme per zhvillim, jane vendimtare.

Deshtimi per te respektuar premtimet per ndihme do te ishte nje prishje e besimit dhe potencialisht shkaterrimtar per aftesine e Afrikes per te plotesuar Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit. Per vendet e pasura, kjo nuk ka te beje me bamiresine. Duke ndihmuar Afriken per te ndertuar rruge dhe hekurudha, impiante energjetike, sisteme ujitjeje dhe trajtimi te ujerave, donatoret do te rrisin eksportin e kapitaleve drejt Afrikes ne nje kohe kur vete industrite e tyre jane duke u perballur me nje renie te kerkeses.

Ndihma mund te jete nje nxitje globale - nje menyre e fuqishme per te shnderruar kapacitetet shtese ne vendet e pasura ne perfitime afatgjata dhe teper fitimprurese, duke perfshire nje riperteritje te shpejte nga papunesia e larte. Ka nje rol te rendesishem ndermjetesues qe duhet te luhet - per te inkurajuar partneritetin midis qeverive, bankave per zhvillim, agjencive per eksportin e kredive dhe sektorit privat per te nxitur stimul me dy drejtime.

Asistenca per zhvillim mundet te kontribuoje edhe ne sigurine globale. Problemet ne nje vend, duke lene menjane ato ne nje kontinent, nuk mund te jene frenuar brenda kufijve. Nese vendet afrikane nuk mund te kapercejne kaq shume sfida sociale dhe ekonomike me te cilat perballen, keto probleme do te perhapen me shpejtesi. Migracioni drejt Evropes, p.sh, nuk mund te konsiderohet i menaxhuar pa zgjidhur bazat rrethuese sociale qe kane kontribuar si per konfliktet ashtu edhe per levizjen masive te njerezve. Afrika ka akoma nje rruge te gjate per te bere; shume udheheqes mbeten te papergjegjshem per njerezit e tyre, dhe kapaciteti i institucioneve rajonale per te parandaluar dhe menaxhuar konfliktet mbetet i dobet. Por gjate jetes sime, dhe ne dekaden e fundit, ka patur perparim vigan. Prej takimit te Monterrey (2002) mbi Financimin e Zhvillimit, po del nje marreveshje. Vendet me te pasura do t'i vendosin ceshtjet e zhvillimit ne qender te marreveshjeve globale, si mbi financen, tregtine, ndryshimin e klimes, pasurine intelektuale ose ceshtje te tjera urgjente. Vendet ne zhvillim do t'i japin prioritet qeverisjes se mire, pergjegjesise dhe Objektivave te Zhvillimit te Mijevjecarit. Suksesi ne perballimin e sfidave te medha qe jane para nesh kerkojne partneritet te sinqerte dhe pergjegjshmeri reciproke. Vendet me pak te zhvilluara duhet gjithashtu te kene nje ze dhe te jene perfaqesuar plotesisht ne institucionet e autorizuara nga komuniteti global per te marre drejtimin. Nese takimi i G-20 te shtunen ishte nje sukses ose jo tani do te varet ne vazhdim. Kjo do te na kete sherbyer mire nese fillon nje epoke e re e bashkepunimit ekonomik gjitheperfshires dhe diplomacise.

"The International Herald Tribune"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›