E Diel, 1 Nëntor 2026

Proteste ne mbrojtje te sovranitetit

Qindra mije qytetare kane protestuar dje ne Prishtine, ne kundershtim te planit gjashtepikesh te Sekretarit te Pergjithshem, Ban Ki Moon, dhe ne mbrojtje te sovranitetit te Kosoves. Protesta eshte organizuar nga rrjeti i organizatave joqeveritare, te udhehequra nga Levizja Vetevendosje, por aty kane marre pjese edhe figura politike, perfshire edhe deputete te Kuvendit te Kosoves. Protestuesit mbanin ne duar flamurin kombetar shqiptar, parulla kunder ndarjes se Kosoves, brohoritnin poshte UNMIK-u, nderkaq emri me i brohoritur ishte ai i liderit te Vetevendosjes, Albin Kurti.

Masa e njerezve u nis nga Biblioteka Kombetare, vazhdoi marshimin perpara Kuvendit dhe Qeverise se Kosoves dhe ne fund edhe para ish-selise se UNMIK-ut, tani EULEX-it. Duke iu drejtuar mases, Albin Kurti tha se edhe nese lideret kosovare e pranojne ne cfaredo menyre gjashtepikeshin, populli nuk do ta pranoje ate. Ai kundershtoi neutralitetin e EULEX-it, duke e pare ate si nje definicion qe i mundeson Serbise te nderhyje ne ceshtjet e brendshme te Kosoves. "Po thone qe ky fare EULEX-i eshte neutral. Ky neutralitet i bie njefare paanshmerie ndaj dy paleve. Pra, kur po thone eshte neutral, po duan te thone se per ceshtjen e Kosoves jane dy pale, eshte Kosova, por eshte edhe Serbia", deklaroi Kurti.

Ne vazhdim, Albin Kurti ka kritikuar qendrimin e lidershipit te Kosoves karshi zhvillimeve te fundit politike, nderkaq planin 4-pikesh te Prishtines, ai tha se e sheh si nje mundesi qe Kosova e Serbia serish te hyjne ne negociata. "E keni pare qe dje ia kane ofruar Daniel Friedit nje plan 4-pikesh. Mirepo, ky plan 4-pikesh do te perfundoje si qendrim i pales kosovare ne negociatat e ardhshme. Thone, Serbia po i lyp gjashte pika, ju po i lypni kater pika, hajde e gjejme mesin diku. Prandaj, nuk mjafton me t'u thuhet 'jo' pikave te Ban Ki Moonit, por duhet thene 'jo' edhe cfaredo negociate ose pazari me vendin tone", tha Kurti. 'Jo ndarjes se Kosoves dhe pacenueshmeri te sovranitetit' ishin slogane te kesaj proteste.

Ne emer te shoqatave te dala nga lufta dhe veteraneve te UCK-se, Xhavit Jashari tha se cdo tentim per ta ndare Kosoven do te kete efekte edhe per vendet tjera te rajonit. "Edhe nese keto institucione, pa marre parasysh arsyet, kete 'jo' te sotme e bejne 'po' te neserme, atehere do te hapen probleme me te cilat do te perballen jo vetem Kosova e Serbia, por do te perballen edhe Maqedonia, Mali i Zi, Shqiperia, do te perballen edhe Shqiperia e Greqia...". "Pra, do te kete riberje te kufijve, sot ose neser, jo vetem ne kete pjese te tokave shqiptare, por edhe me gjere", - paralajmeroi Jashari.

Masivitet

Protesta e djeshme ishte nder me masivet qe eshte organizuar qe nga mbarimi i luftes e kendej. Ajo ka perfunduar qete dhe pa incidente, por me porosine se organizime te ngjashme do te kete ne vazhdimesi, perderisa, sic u tha, te cenohet sovraniteti dhe integriteti i Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›