"Kakome" banorët sërish bllokojnë rrugën
Banorët e komunës së Lukovës janë të vendosur për të mos lejuar punëtorët e firmës ndërtuese të punojnë për ndërtimin e fshatit turistik në Kakome. Ata sërish sot kanë bllokuar rrugën dhe nuk kanë lejuar hyrjen e mjeteve në fshat
SARANDE-Banorët e komunës së Lukovës , vazhdojnë të mbajnë të bllokuar rrugën në shenje proteste per ndertimin e fshatit turistik në një prej plazheve më të bukura të rivieres shqiptare.
Dhjetëra banorë qëndrojnë në rrugë prej tre ditësh për të mos lejuar hyrjen në zonë të mjeteve të tonazhit të rëndë të firmës ndërtuese "Riviera”
Kryekomunari i Lukovës, Vladimir Kume shprehet i vendosur që së bashku me banorët nuk do të lejojnë ndërtimin e fshatit turistik. Një ditë më parë 10 banorë të maskuar keqtrajtuan punonjësit e firmës ndërtuesese, ndërkohe që mjetet qëndrojnë të bllokuara në rrugë.
(s.g/BalkanWeb)