E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, mbaron bluza “Henri 14”

E gjithë sasia me bluzën numër 14 e personalizuar me emrin e Tieri Henrisë te Barcelona është shitur plotësisht. Sipas gazetës sportive të përditshme të Barcelonës, "Sport", të dielën me rastin e hapjes të dyqanit zyrtar të klubit në stadiumin "Kamp Nou" ishte formuar një radhë e gjatë tifozësh. Në pak orë bluza e personalizuar e Henrisë e disponueshme ne "FCBotiga" u ezaurua plotësisht, por me shumicë është blerë edhe bluza për sezonin 2007-2008 me numër 10 e Ronaldinjos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›