E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalaja e Petrelës vizitohet nga turistë të shumtë

Graviteti që ushtron plazhi mbi pushuesit ende terheq flukse vendasish e mysafiresh drejt bregdetit por kjo është e pamundur për të gjithë banorët e komunës së shtëpive të gurta të Petrelës. Pavarsisht infrastrukturës tejet bashkohore në raport me disa nga komunat e kalave të tjera të qarkut të Tiranës si Dorzi, Tujani, Preza, Lalmi apo Zgerdheshi banoret e Prezës nuk mundin të shohin plazhin apo pishinat pranë për arsye ekonomike. Gratë e fshatit tek rradha e kroit janë nuk para e pëlqejnë lëvizjen nga shtëpitë e veta, por preferojnë të freskohen tek burimi.
Ndërsa fëmijët dhe të rinjtë luajnë, argëtohen dhe kur munden rendin drejt pishinave në Mullet.
Petrelasit merren me bujqësi,ndërtim, blegtori dhe punë mirmbajtëse të infrastrukturës turistike. Për burrat një domosdoshmëri në familje dhe fermat e vogla mbetet energjia elektrike dhe transporti për produktet bujqësore natyrale si fruta, perimet plot pigment.
Pushimet edhe këtë verë duket se për banoret e fshatrave të komunës së Petrelës do të kalojnë nën hijen e ullinjve dhe freskun e kodrave të Kërrabës. Një turizëm i bërë ashtu si për vizitorët detyrimisht edhe për vete duke njohur më mirë thesaret kulturore dhe dhe shërbimin ndaj tokës dhe të tjerëve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›