E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalaja e Petrelës, aty ku turistët nuk rreshtin në çdo stinë

Historia na thotë se Barleti e cilësonte kalanë e Petrelës si të papushtueshme, madje për të marrë atë Skënderbeu dërgoi një ushtri tepër të fuqishme. Madje jep të dhëna për kohën e ndërtimit të kalasë që sipas tij është ndërtuar nga të parët e familjes principale Topia. Më vonë kjo kala do të mermetohet nga osmanët në shek. XVI.

Për këtë banorët rrëzë kalasë njohës të historikut të saj shtjellojnë disa nga kureshtjet historike duke supozuar dhe vendvarrimin simbolik të motrës së kryeheroit legjendar Skënderbeut, luftëtaren prijëse Mamica Kastrioti.

Para se të mbërrish në kështjellë, në Fushë Petrelë ndodhet një tjetër monument i cuditshëm me kupolë në krah të rrugës kryesore , i njohur nga popullata e zonës si "katërkëndëshi i dy nuseve" për të cilat Hiqmeti një prej banorëve rrëfen shkurtimisht gojdhanën që tingëllon disi e largët për nga natyra e ngrirjes së krushqve në sezonin e dasmave.

Kështjella me vendndodhjen strategjike dhe stilin e ndërtimit të saj krahas mjediseve turistike pritëse të përshatura sipas traditës së restaurimit ofron një tjetër magji të bukur shqiptare.
Një familje nga polonia sapo ka mbërritur nga qyteti liqenor i Ohrit dhe mbërrin me dëshirën për të parë dhe njohur një nga fortesat e kryeheroit të famshëm europian Skanderbegut.

Pranë portës ndodhen rrënojat e një kulle vëzhgimi, ndërsa afër kullës lindore janë gjetur gjurmët e dy ambienteve që mund të kenë shërbyer për banim. Pjesë e sistemit fortifikues të kalasë janë dhe tre stera uji. Gjatë antikitetit në Petrelë lindi dhe u zhvillua qyteti Vilës, kurse në mesjetë si pasojë e ndryshimeve të shumta që ndodhën, Vila u reduktua si qëndër por vetë kodrat e Petrelës mund të emërtohen në modernitetin e sotëm si qyteza turistike e vilave kështjella për nga ndërtimet e sotme që sollën risi mbi traditë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›