E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalashnikov, shtrohet në spital

Mihail Kalashnikov, 93 vjeç, shpikësi i automatikut të famshëm që mori emrin e tij, u shtrua në spital për debolesë të theksuar fizike, njoftoi agjencia ruse e lajmeve, Interfax që citonte burime të spitalit.

''Megjithatë, ai duket plot energji dhe sytë i shkëlqejnë'', transmeton BW, deklaraten e drejtorit te spitalit, Sergei Riashçikov i cili ka shtuar se pas ekzaminimeve të hollësishme, Kalashnikov u largua nga spitali. 

Mihail Kalashnikov filloi ideimin e automatikut AK-47, pasi ishte shtruar në spital pas plagosjes në front gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky automatik është shitur në miliona kopje në të gjithë botën. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›