E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Do t’i këndoj këngët e vjetra derisa të vdes”

Bruno Mars është betuar se do të këndojë këngët e tij të vjetra derisa të vdes. 

Ylli i lindur në Havai, gëzon sukses mbarëbotërorë me albumin e tij të vitit 2010, “Doo -Wops & Hooligans”, në të cilin përfshiheshin hitet si “Just the Way You Are”, “Grenade” dhe “The Lazy Song”. Bruno gjithmonë do të jetë mirënjohës për këto këngë të cilat e bëjnë atë një yll botërorë.

“I dua këngët e mia të vjetra. Do tu qëndrojë pranë dhe do t’i këndojë derisa të vdes”, tha ai.

Bruno momentalisht është duke promovuar albumin e tij të ri, “Unorthodox Jukebox” i cili është lansuar këtë muaj dhe tashmë kënga lidere e këtij albumi, “Locked out of Heaven” është renditur në majet e toplistave në Amerikë.

27 vjeçari tha se ka punuar shumë në materialet e reja përmes të cilave shpreson që tu tregojë fansave një anë tjetër të tij. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›