E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalderon: “Laporta më përgëzoi i pari”

Presidenti i Realit të Madridit, Ramon Kalderon vlerësoi homolugun e tij te Barcelona, Hoan Laporta, duke pohuar se bosi i katalanasve ishte i pari që u uroi për triumfin e Realit, menjëherë pas përfundimit të takimit me Osasunën. Kalderon tha për mediat spanjolle se ai personalisht ishte i prekur nga kortezia e treguar nga kreu i kundërshtarit të tij të përjetshëm.
"Ishte telefonata e parë që unë mora. Ishte ora 1:20 e mëngjesit. Hoan Laporta me përgëzoi dhe unë mendoj se ishte një gjest i madh", - tha Kalderon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›